Fundjava me mot të vranët e intervale me diell (FOTO)

PUBLIKUAR

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Pas këtyre reshjeve të intensitetit të mesëm deri të lartë, ku shkaktuan vështirësi në shumë pjesë të Kosovës dhe dëme në fushën e bujqësisë, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...