FSK-së po i ikin kuadrot

PUBLIKUAR

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) e cila pritet që shumë shpejt të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nuk po u krijon hapësirë të mjaftueshme kuadrove të reja për të qëndruar në këtë institucion të sigurisë.

Derisa viteve të fundit, FSK-ja ka qenë mjaft joshëse për kuadrot e reja, së fundmi disa ushtarë, të zhgënjyer e kanë braktisur këtë strukturë ushtarako-civile.

Njëri nga ta është Arian Xhezairi, i cili pasi kishte kaluar një periudhë shtatëvjeçare në FSK, ishte “detyruar” të largohet.

Xhezairi, duke ironizuar shpjegon se nga FSK nuk është larguar, por ka bërë një “tërheqje taktike”. Djaloshi nga qyteti i Prizrenit, shpjegon se arsyeja prapa largimit ka qenë pranimi në Universitetin e Vjenës për studime Master në drejtimin e Studimeve Sociale të Shkencës. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...