FSK-ja blen 25 automjete 2,1 milionë euro

PUBLIKUAR

Ministra për Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka përzgjedhur konsorciumin “AGS & Kosova Motors” si fitues i tenderit për furnizim me automjete taktike, ku vlera e kontratës është 2 milionë e 179 mijë euro, raporton zeri.info

Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se MFSK-ja ka kërkuar që të furnizohet me 25 copë automjete taktike, mirëpo në fund tek tabela e përshkrimit të çmimit ka dhënë edhe një informacion plotësues për të gjithë Operatoret Ekonomik të interesuar për pjesëmarrje ne ketë tender.

Sipas tyre, sasia e dhënë në tabelë për furnizim prej 25 copa automjete mund të ndryshoj + – 1 copë varësisht prej ofertës financiare të ofruar si dhe buxhetit te parapare për ketë projekt nga ana e ministrisë, raporton zeri.info.

“Pra për sasinë prej 25 cope kemi ofertën financiare ne vlerë prej: 2,270.500.00 euro, kurse për ketë projekt janë të planifikuar 2,180,000.00 euro. Andaj bazuar ne buxhetin e planifikuar si dhe informacionin e dhënë ne fund, sasia mund të ndryshoj + – 1 cope AK i MFSK-se do te beje furnizimin me 24 cope ne vlere totale prej 2,179,680.00 euro”thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës të siguruar nga zeri.info / Zëri

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...