Nëse keni një kompjuter desktop apo laptop ‘Apple’ dhe në të keni programin ‘QuickTime’, atëherë bëni mirë ta fshini. Ky është njoftimi që ‘Apple’ ka bërë ditën e mërkurë për klientët e tij.
Sipas njoftimit, ‘Apple’ thotë që nuk ofron më mbështetje apo përditësime për sigurinë e programit të tij të videove në ‘Windows’. Kjo do të thotë programi është lehtësisht i hakueshëm.
Për të ruajtur sigurinë e kompjuterit dhe të dhënat tuaja, ‘Apple’ sugjeron fshirjen e programit. Në fakt ajo që ka dhënë e para alarmin ka qenë qeveria amerikane, sipas së cilës ky problem prek vetëm kompjuterat me sistem operativ ‘Windows’, pasi ‘QuickTime’ në ‘iOS’ vijon të ketë mbështetjen e ‘Apple’./techsot.al
– See more at: http://gazetafjala.com/fshijeni-kete-program-nga-kompjuteri-juaj-para-se-te-jete-vone/#sthash.co433mU3.dpuf


