Nëse doni që të huazoni para nga dikush tjetër, tani mund të përdorni Twitter-in – kjo vlen vetëm për ata që jetojnë në Francë. Grupi BPCE, një nga bankat më të mëdha në Francë, po lejon transferimin e parave nga cicërimat në Twitter nëpërmjet ndihmësit të tij elektronik të parave, S-Money. Kjo iniciativë është bërë fillimisht e ditur muajin e kaluar dhe do të prezantohet zyrtarisht gjatë një ngjarje që do të zhvillohet të enjten në Paris.
“Grupi BPCE është grupi i parë bankar që do t’u ofrojë individëve mundësinë që të transferojnë para me vetëm një cicërimë. Kjo iniciativë hap një rrugë të re të mundësive të pagesave nëpërmjet rrjeteve sociale”, deklaroi Jean-Yves Forel, shefi ekzekutiv i grupit BPCE. Twitter ka filluar të testojë së fundmi butonin “bli”, për të lejuar blerjet në rrjetin social, duke konkurruar kështu Facebook-un dhe Pinterest-in në hapësirën e shitblerjeve në rrjetet sociale.



