Françeska: Jam pasuruar nga puna ime, bëj jetë luksoze (Foto +16)

PUBLIKUAR

Françeska: Jam pasuruar nga puna ime, bëj jetë luksoze (Foto +16)

Për vajzën simpatike të “Big Brother 5″, Françeska Jaçe, jeta pas reality show-t ka ecur më së miri. Pasi i dha fund lidhjes disa mujore me Ermalin, Françi vijon jetesën në Tiranë, ku dhe gjeti punë si menaxhere e një klubi nate.

Biondja simpatike ka vazhduar të jetë pjesë e mediave, ku shpesh herë e kemi parë me fotot seksi në faqet e para të gazetave, apo dhe në emisione të ndryshme televizive.

E njohur për hiret e sharmin që përcjell, Françeska ka ditur sesi të krijojë një profil të sajin në showbizz-in shqiptar. Ajo që të gjithëve u ka rënë në sy kohët e fundit është jeta e luksit që biondja simpatike bën. Veshjet firmato, udhëtimet jashtë Shqipërie, makina të shtrenjta, këto dhe shumë të tjera janë ato çfarë mund të shihen në profilin e saj në “Facebook”.

Vetëm pak kohë më parë postoi disa foto ku shihet teksa bënte shopping në dyqanet luksoze të Romës, në Itali. Zgjodhi të kalojë pushimet e fundvitit pikërisht në kryeqytetin e Italisë, ku dhe përfitoi për të bërë disa blerje ‘të çmendura’. Natyrisht që kurioziteti nuk mund të na linte pa e pyetur Françeskën për burimin e këtyre të ardhurave.

E sa i përket jetës private, Françeksa është hermetike. Prej kohësh nuk flet më në media për jetën private, duke deklaruar se është single dhe po e shijon shumë këtë stad të jetës. Kohë më parë, në një intervistë ajo tregoi për historinë e fundit të dashurisë, duke shpjeguar dhe arsyet përse i kishte dhënë fund. Por që nga ai moment nuk është parë më në shoqërinë e ndonjë djali në krahët e saj, duke mbetur mister emri i djaloshit fatlum. Ka zgjedhur të tërhiqet nga prononcimet për gazetat, kjo sepse i ka ndodhur disa herë që është zhgënjyer nga ato çfarë shkruajnë për të.

“Në gazeta s’kam dashur të jem pjesëmarrëse sepse keqinterpretohen shumicat e gjërave dhe interpretohen jo ashtu si dua unë”, mbyll rrëfimin Françi.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...