Fotografitë e këtij qeni kanë pikëlluar të gjithë (Foto)

PUBLIKUAR

Një qen i racës pit bull, i cili nuk e pati shansin që të gjejë një shtëpi të re, ka rënë në depresion aq të madh sa që vetëm e shikon murin.
Qeni, i emëruar Mars, ishte duke u kujdesur nga ‘ACCT Philly’ në Filadelfia, dhe të gjithë mendonin se ai do të gjente një shtëpi të re.

Megjithatë, organizata e shpëtimit, pavarësisht tentimeve nuk ia doli që atij t’ia gjenin një shtëpi të re, transmeton Gazeta Express.

Që prej atëherë, punonjësit e kësaj organizate kanë parë se ai ka rënë në depresion të madh për shkak të mos gjetjes së një shtëpie të re dhe kthimit në organizatë.

Punonjësit thonë se ai ishte shumë i lumtur më parë por tani duket se ka rënë në depresion të thellë.

Fotografitë e këtij qeni, të postuara në Facebook nga Dawn Timmeney, janë bërë hit dhe kanë prekur zemrat e shumë njerëzve – të cilët kanë shprehur edhe dëshirën që ta marrin atë.

Në postimin në Facebook është shkruar: “Unë jam një qen që meritoj që dikush të kujdeset për mua përsëri”.gazetaexpress.com

qeni foto2

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...