Forcat irakiane dhe kurde rimarrin qytetin e Bashirit nga ISIS-i

PUBLIKUAR

Forcat ushtarake irakiane raportohet se kanë rimarrë qytetin e njohur turkmen të Bashirit nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët kurdë thanë dje se forcat kurde Peshmerga dhe ato paramilitare shiite, të përkrahura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, kanë marrë qytetin verior irakian, pasi fillimisht e kishin rrethuar atë.

Këshilli Rajonal i Sigurisë i Kurdistanit dhe ushtria shiite turkmene gjithashtu e kanë konfirmuar lajmin se qyteti i Bashirit më nuk kontrollohet nga ISIS, transmeton Rel.

Asso Mamand, një zyrtar nga Unioni Patriotik i Partisë së Kurdistanit, tha se disa fshatra të afërta gjithashtu janë liruar nga luftëtarët e IS-it, përfshirë Albu Mafraj dhe Mazargay Imam.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se Bashiri ishte përdorur nga luftëtarët e IS-it në muajin mars për ta nisur atë që zyrtarët e kanë quajtur sulm kimik, në afërsi të qytetit Taza, duke vrarë të paktën tre njerëz dhe lënduar shumë të tjerë.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...