Fluks më i madh i pacientëve, numër më i vogël i mjekëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Qendra Klinike Universiatre e Kosovës (QKUK) pritet të përballet me fluks të madh të pacientëve gjatë muajve të verës, periudhë kjo kur një pjesë e madhe e stafit mjekësor do të shkojë në pushime verore. Shumë shërbime mjekësore nuk do të mundë t’u ofrohen pacientëve sidomos gjatë muajve korrik – gusht në mungesë të mjekëve dhe të infermierëve të nevojshëm, përderisa institucionet kompetente nuk kanë ndonjë zgjidhje konkrete për një situatë të tillë, shkruan gazeta “Zëri”.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, pranon për “Zërin” se mungesa e infermierëve dhe fillimi i sezonit veror do ta vështirësojë ofrimin e shërbimeve cilësore në këtë klinikë. Sipas tij, në klinikë kanë nevojë për punësimin e 15 infermierëve. “Ende nuk kemi rekrutim të infermierëve dhe ka mungesë të tyre në Klinikën e Neonatologjisë. Pushimet verore e vështirësojnë edhe më shumë ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore në klinikë. Në bazë të vlerësimit që kemi bërë dhe në bazë të nevojave sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Shërbimin Intenziv të Neonatologjisë duhet të jenë një infermier për dy foshnja, andaj ne e kemi paraqitur edhe kërkesën për 15 infermierë”, ka thënë ai.

Gojnovci ka thënë se si klinika në vazhdimësi ka përsëritur kërkesat për rekrutimin e infermierëve të rinj, por që ende nuk kanë marrë përgjigje prej institucioneve relevante.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...