Flori e fillon trendin e lagies me akull, e nominon Getin, Edi Ramën, Elvanën dhe… (Video)

PUBLIKUAR

timthumb (1)

Ylli shqiptar i muzikës RnB, Flori Mumajesi, edhe zyrtarisht e ka bartur trendin e lagies me akull nga Amerika në trojet shqiptare dhe e ka përhapur edhe në mesin e komunitetit të artistëve shqiptarë.

Flori bashkë me një pjesë të ekipit të tij të ThreeDots ishin nominuar nga nipi i tij, Sebastiani, për t’u lagur me akull në nderë të sensibilizimit të opinionit për sëmundjen ALS.

Dhe pasi në perëndim top artistët botëror si Rita Ora, Lady Gaga, The Game, Wizz Khalifa, Calvin Harris, Tiesto, Drake, Cristiano Ronaldo, e shumë të tjerë iu bashkuan kësaj iniciative, janë edhe shqiptarët ata që tashmë e kanë trendin e tyre dhe mund të nominojnë ata që i njohin për t’i bashkuar kësaj iniciative.

Është Flori ai që në mes të Tiranës bashkë me një pejsë të ekipit të tij doli për t’u lagur me ujë me akull, në nderë të sensibilizimit të opinionit për ALS dhe nga aty ai la edhe një porosi.

Ai nominoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, fenomenin ballkanas të hip hopit, Getoar Selimin, yllin e muzikës moderne, Elvana Gjatën, prezantuesen e Prive, Liberta Spahiu, drejtorin e Klan Kosovës, Alaudin Hamiti, prezantuesin Arian Çani dhe Klajdi Harunin për të bërë të njëjtin gjest.

Flori u dha afat emrave të lartpërmendur jo më shumë se 24 orë, teksa deri tani ata që janë nominuar në mesin e artistëve botëror e kanë kryer aktin.

Mbetet të shihet nëse personalitetet e famshme shqiptare të nominuara nga Flori vërtet do t’ia arrijnë që të përmbushin këtë kërkesë mjaft interesante nga Flori, i cili njihet si personazh karakteristik.

ALS është sëmundje e rëndë e qelizave nervore në tru, të cilat kanë për pasojë sklerozën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...