Flet Shukri Buja, proces gjykimit kishte shkelje të mëdha procedurale e ligjore

PUBLIKUAR

Shukri Buja është sqaruar rreth vendimit të gjykatës ku ish kryetari Komunës së Lipjanit Buja sot u dënua me 4 muaj burg me kusht dhe 2000 euro gjobë.

Në një prononcim për LipjaniNews tha se ka deklaruar pasurin për 6 vite për çdo vit.

“Tre herë si kandidat për kryetar dy here me marrjen e detyres një here si kandidat për parlament që nënkupton se 12 here kam deklaruar  pasurin ashtu si dhe pas largimit nga komuna”, tha Shukri Buja.

Buja tha se nuk është marrë parasysh dëshmia e zyrtarit komunal ku sipas bujës ka dërguar formularin.

“Po ashtu nuk është marre parasysh dëshmia e zyrtarit komunal i cili ka dërguar formularin, nuk është marrë parasysh as përgjegjësia që kam dërguar agjensionit me  date 12.12.2013, nuk është marrë parasysh mos informimi obligativ nga agjensioni në janar, siç nuk është marrë parasysh as mos njoftimi nga komuna si obligim ligjor për njoftim vërejtje të dërguar nga agjensioni me 8 janar në komunë”, tha Buja për LipjaniNews.

Ish kryetari Shukri Buja tha se ky proces është zgjatur një veti e gjatë muaj me shkelje të mëdha.

“I gjithë ky proces ka zgjatur një vit e gjatë muaj me shkelje të mëdha procedurale e ligjore nga gjykata”, ka përfunduar Buja. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...