Flakadon Osmani zgjedhet kryetar i të rinjëve të Lipjanit

PUBLIKUAR

Në praninë e delegatëve të Kuvendit të katër zgjedhorë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal – Lipjan, me të gjitha votat për, Flakadon Osmani zgjedhet kryetar i këtij këshilli.

Të pranishmit me një fjalë rasti i pershendeti, kryetari i komunës Imri Ahmeti, i cili i uroi për punimet e Kuvendit dhe ofroi mbështetjen permanente të komunës për KVRL-Lipjan, ku njëkohësisht kërkoi nga të rinjët që të jenë sa më aktiv.

Të pranishmit i pershendeti edhe Kryetarja e KQVR-së,Vesa Ibrahimi, përfaqësuesi i OSBE-së, Gazmend Piraj dhe ish-kryetari i KVRL-L, Burim Rrustemi.

Kryetari i sapozgjedhur, emëroi kryesinë. Nënkryetar: Benjamin Rrustemi, Dafina Sahitolli, Egzon Jashanica dhe Sekretar të përgjithshëm Nazif Nishori.

Kuvendi poashtu zgjedhi edhe antarët e bordit.

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...