FLAKA KRELANI, NDËRHYRJE ESTETIKE NË BUZË?

PUBLIKUAR

Flaka Krelani po shfaqet me një dukje tjetër, kjo falë një ndërhyrje në buzët e saj, shkruajnë portalet kosovare.

Sipas Indeksonline, këngëtarja që dikur eksperimentonte me muzikën, tashmë eksperimenton edhe me pamjen.

Veç që ka ndryshuar stilin e të veshurit dhe përditë e më shumë po shfaqet më provokuese, portali në fjalë shkruan se te ajo në mënyrë drastike ka ndryshuar edhe goja e saj, më saktë buzët “e trasha dhe mishtore”, e kjo falë ndërhyrjes estetike.

Në të vërtetë dikur ishte pikërisht këngëtarja e cila ishte shumë kritike ndaj ndërhyrjeve estetike, duke i quajtur koleget e estradës “kukulla plastike”.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga vetë Flaka për këto supozime rreth ndërhyrjeve estetike në buzët e saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...