Fjolla Morina është bërë aktive në rrjetet sociale, pas një pauze të gjatë dhe lirimit nga paraburgimi.
Këngëtarja edhe këtë herë nuk i ka ndal pozat provokuese, teksa postoi disa fotografi në të cilat u shfaq e veshur me shumë stil.
Me një kombinim të veshje, minifund dhe bluzë të shkurtër me të njëjtin model, këngëtarja la të lëshuara flokët e saj bionde dhe të valëzuara.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
Fjolla dukej në formë të mirë dhe mjaft elegante, ndërsa të shumta ishin edhe komentet që paraqitjen e saj, nga ana e miqve dhe fansave.
Ndërkohë, këngëtarja me t’u liruar nga paraburgimi iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike, të cilat po vazhdon t’i tregoi me krenari në secilin postim.
Foto: Fjolla Morina/Instagram
Ndryshe, kujtojmë që Fjolla është e martuar me biznesmenin, Fisnik Syla, me të cilin së fundi u tha se janë ndarë, por asnjëra palë ende nuk i kanë komentuar këta zëra. /Telegrafi/




