Blerësi fatlum nga Klivlendi brenda një nate është bërë më i pasur për 372 milionë dollarë, pasi ka fituar çmimin kryesor në lotari  – xhekpotin.

Tiketa fituese në lotarinë amerikane është shituar në Ohio, kurse numrat fitues janë 22,30,53,55,56 dhe 16, transmeton Telegrafi.

Kjo është tiketa e 20-të që ka fituar xhekpotin dhe që të gjitha janë shitur në Ohio, dhe po konsiderohet si vendi i milionerëve për shkak të numrit të madh të njerëzve që po fitojnë çmimin kryesor.

Marketi Giant Eagle, për shkak të shitjes së tiketës fituese, si shpërblim do t’i merr 100 mijë dollarë.

Fituesi i fundit i çmimit kryesor nga Ohio kishte marrë 142 milionë dollarë. E shumica e lojtarëve në këtë shtet amerikanë, i kanë afat 180 ditë që të tërheqin çmimin dhe të lajmërohen në pikën më të afërt to lotarisë. /Telegrafi/