Fitim Selimi: “NISMA” e do të pathyeshëm bashkimin për ndryshim

PUBLIKUAR

download

Me kendveshtrimin prej qytetari te thjeshte te Shtetit tim të Pavarur, dhe me obligimin prej një aktivisti qe ka marrë sadopak përgjegjësi para qytetareve , deshiroj te shprehem në kete situatë që nuk duron indiferencen, qe nuk lejon papergjegjesinë, që nuk lejon heshtjen, të shpreh mendimin dhe deshirën për kontribut, duke bërë njëherit thirrjen për veprim , për tolerancë, sacrificë në themelet e një ndertimi ndryshe për të mirën e vendit. 
Nuk i kam perfillë asnjëherë ikjet e paarsye të njerëzve që nuk donin të merrnin pergjegjësi me arsyetimet se profesionistët nuk duhet të merren me politikën, ngase marrje me poltikë sot është marrje me jetën e qytetarëve tone, është veprim për realizimin e aspiratës së dëshmoreve tonë për Lirine , për Shtetin, për Jeten. 
Nuk ngurruam te organizohemi për të gjetë shtegun më të mire për vazhdim të rrugëtimit në këtë drejtim. 
U ndjeva mirë kur për te gjetur linjën për realizimin e synimit tonë për të ardhmen, e gjeta përkrahjen te Ramush Haradinaj i cili më mundësoi te vazhdoj kontributin tim kur mora goditje te ultë nga shoket tone devijantë nga qëllimi i përbashkët. Kjo mua më trimëroi. 
Ashtu si ishim nisë nga PDK-ja, e cila nuk u doli zot t’i bëjë reale ëndrrat e të përndjekurve, të përvuajturve, te pavdekshmëve, ne vazhduam të besojmë, se bashkë me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin do të zbutnim sadopak goditjen që po e merrte qenja jonë njerezore e kombëtare, goditjen dhe dëmin qe po e pësonte krenaria jonë e madhe me vlerat qe nxori historia jonë.
Po ndjehem mire që vërtetë këta njerëz me të cilët u identifikuam në ecjen tone, gjetën bashkeveprimin të spektri tjetër i organizuar politik, gjeten përkrahje nga gatishmëria burrërore e Ramushit, nga pastërtia e djemëve të mire të Vetëvendosjes, nga prijesit e LDK-së dhe nga të gjithë njerëzit që i duan të mirën vendit, duke u bashkuar si nje trup për realizimin e të njejtit qëllim- Lirimin e rruges për ndertim të institucioneve te mirefillta shteterore.
Zëri i “Nismës” i artikulluar nëpërmjet Kryetarit të saj z Fatmir Limajt thotë se “Nisma” synon ecje cilësore në krijimin e institucioneve te vendit, duke mos pretendue asnjehere pozita per veten në hijerarkinë pushtetare.
Eshte i natyrshem pretendimi për hapsirë ndertuese, për vend nga ku mund ti jepet krahë ecjes sonë, por , “Nisma “ asnjehere dhe në asnjë moment nuk deshiron të identifikohet me asnjë sekondë në pezullimin e ecjës së shumicës së bijëve dhe bijave shqiptare që u bashkuan për herë të parë pa qenë të varur nga Listat e ndryshme te imponuara. Ate qe do te na e jap ky bashkim si detyrë për t’u realizuar, ne do ta realizojme. 
Jemi te sigurte që ky bashkim, brenda së cilit është forca që nuk u mposht për shumë muaj, do të vazhdojë të qëndroj i pathyeshëm në ndryshimin e pritur nga qytetarët. 
I besoj forces së arsyes që e posedojnë prijësit e koalicionit te Shpreses dhe jam i sigurte që kjo do te triumfojë në të mirën e ardhmërisë sonë./Nisma për Kosoven-Dega e Lipjanit Zyrtare/ LipjaniNEWS/

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...