Finlanda kundër Microsoft

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

foto (1)

Politikanët dhe drejtuesit e sindikatave të punëtorëve në Finlandë kanë reaguar me zemërim ndaj vendimit të Microsoft për të shkurtuar 1 mijë e 100 vende pune në këtë vend, kryesisht tek fabrikat e Nokias, si pjesë e planit për të larguar nga puna 18 mijë persona në total.

Kryeminstri i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se ishte njohur me përmbajtjen e planit, por detajet i ka mësuar nga një telefonatë e Zëvëndëspresidentit të Microsoft, Stephen Elop. Microsoft njoftoi të Enjten në mëngjes se do të shkurtojë 18 mijë vende pune në nivel global dhe shumica e largimeve do të vijnë nga njësitë e shërbimit të Nokias, që u blenë nga gjigandi i teknologjisë për 5.4 miliardë euro.

Kryeministri finlandez, deklaori se i shikon largimet nga puna si “shumë të vështira nga pikëpamja njerëzore. Në Shtator të vitit 2013, kur shef ekzekutiv i Microsoft ishte Steve Ballmer, ju dergua një e-mail punëtorëve të Nokias, ku thuhej se vendet e tyre të punës janë të sigurta. Por tani, thuajse ¼ e punëtorëve të Nokias në vendin nordik me 5.5 milionë banorë, po përballen me fillimin e pushimeve verore përpara kohe dhe me perspektivën për të mos pasur një vend punë në fillim të sezonit të ri.

Microsoft ka një staf prej 4 mijë e 700 persona tek kompania Nokia në metropolet kryesore si Helsinki, Salo, Tampere dhe Oulu. Kompania tha se do të tërhiqet plotësisht nga qyteti Oulo prej 200 mijë banorësh. Kjo qendër zhvillon softuerë për telefona me kosto të ulët dhe punëson rreth 500 persona. Matti Pennanen, kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, deklaroi se vendimi i Microsoft do të kushojë miliona euro për shkak të rënies së të ardhurave nga taksat dhe rritjes së papunësisë.  

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...