Filmohet sulmi i akrepit më të rrezikshëm në botë (Video)

PUBLIKUAR

Sulmi i akrepit më të rrezikshëm në botë – atij ‘palestinez’ me ngjyrë të verdhë, për herë të parë është filmuar me një kamerë super e shpejtë.

Në xhirimin e ngadalësuar, në të cilin krahasohen gjashtë llojet e akrepave, zbulohen dallimet e mëdha dhe metodat që i përdorin gjatë sulmeve, transmeton Telegrafi.

Akrepi “palestinez” me ngjyrë të verdhë është më i shpejti, ndërsa bishtin me helmin vdekjeprurës e lëviz me një shpejtësi marramendëse prej 130 centimetra në sekondë.

Ngjashëm sulmon edhe akrepi “mbretëror” – më i madhi në botë, por llojet tjera si Parabuthus transvalicus, përdorin taktika tjera.

Parabuthus transvalicus mund të “pështyj” helmin nga një distancë e madhe, derisa ata të llojit hotenot sulmojnë në lëvizje në formë rrethore.

“Kemi zbuluar se forma e ndryshme e ‘bishtit ndikon në mënyrën e sulmit”, thotë autori i studimit Ary Va nder Maiden, profesor në Universitetin e Portos në Portugali.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...