Fillon faza e zhdukjes masive

PUBLIKUAR

foto

Sipas një studimi të ri të bazuar në fakte shkencore, rënia e shpejtë e biodiversitetit të Tokës tregon se planeti është në fazën e gjashtë të zhdukjes së jetës, që filloi 3.5 miliardë vjet më parë. Aktiviteti njerëzor, duke përfshirë edhe dyfishimin e popullsisë në 35 vitet e fundit, ka nxitur uljen e numrit të kafshëve. 

“Ne priremi të mendojmë për zhdukjen e jetës, pas humbjes së një numri të madh speciesh në Tokë, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ka një humbje në ekosistem, në të cilin kafshët luajnë rolin kryesor dhe ne duhet t’ju kushtojmë vëmendjen kryesore atyre”, tha Rodolfo Dirzo, autori kryesor i studimit dhe profesor i biologjisë në “Universitetin e Stanfordit”. 

Rreth 16 deri në 33% të specieve vertebrore janë të rrezikuara sipas studimit. Në përgjithësi nga 71,000 specie gjithsej në botë, 30 % e tyre janë të kërcënuara të zhduken sipas Organizatës Ndërkombëtare të Ruajtjes së Natyrës. Nëse nuk do të merren masa drastike politike dhe ekonomike për të adresuar këtë kërcënim mbarë botëror, faza e gjashtë e zhdukjes masive do të fillojë në vitin 2400.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...