Sot isha i nderuar që bashkë me Zëvendës Ambasadorin Amerikan, Nicholas J. Giacobbe, Drejtoreshën e MCC për Kosovë Sarah Olmstead dhe Petrit Selimi, shef Ekzekutiv Sfidat e Mileniumit në Kosovë kemi inauguruar fillimin e punimeve për renovimin e objekteve shumëbanesore në qytetin e Lipjanit, projekt i financuar nga MCC ku edhe Komuna e Lipjanit do të financoj 30% të këtij projekti.
Me implementimin e këtij projekti për renovimin të këtyre objekteve shumë banesore, do ngritët standardi jetësor dhe do të zvogëlohen shpenzimet e qytetarëve lipjanas.
Në kuadër të këtij projekti do të renovohen kulmet, do të ndërrohen dyert e hyrjeve dhe dritaret, do të fasadohen kompet mbështjellesi i jashtëm i objekteve.
Falenderoj popullin amerikan dhe të gjithë partnerët për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti, që për qytetarët e Lipjanit është mbështetje e veçantë dhe e rëndësishme.


