Fillojnë dëgjimet buxhetore 2019-2021

PUBLIKUAR

Të ejten pasdite kanë nisur dëgjimet publike me qytetarët e Komunës së Lipjanit lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021
Takimet e para janë mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit me Gratë, Shoqatat e Gruas, Organizatat e Shoqërive Civile, Shoqatat e të Rinjëve, shkruan Komuna e Lipjanit.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021 duke bashkëbiseduar me organizatat e lartcekura për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor, po ashtu duke filluar në ora 17:30 takimet publike për planifikim të buxhetit komunal për vitet 2019-2021 janë mbajtur edhe me banorët e qytetit të Lipjanit, fshatit Konkuh, Topliqan dhe Jeta e Re.

Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal, të cilët gjatë këtyre takimeve kanë ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto debate për planifikimin e buxhetit se duke pasur qytetarë aktiv në këto debate është e lehtë përfshirja e projekteve me prioritare për qytetarin lipjanas.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së buxhetit Komunal kanë zhvilluar takime edhe me banorët e Grackës së Vjetër, Grackës së Vogël në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë pjesë e vendimarrjes gjatë hartimit të buxhetit komunal.

Ndërsa nesër takimet rreth planifikimit të buxhetit komunal do të mbahen në:
Shkolla fillore “Migjeni” Rufc i Ri ora 16:30
SH.F “Kadri Beba” Ribar i Madh ora 18:00
Shkolla Fillore “Dy Dëshmorët” Dobrajë ora 19:30

Image may contain: 3 people, people sitting, living room and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, living room, table and indoor
Image may contain: 10 people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...