Kryetari Komunës, Imri Ahmeti sot ka vënë gurëthemelin e sallës sportive në fshatin Ribar i Madh konkretisht në oborrin e shkollës “Kadri Beba”.
Kryetari Ahmeti ka uruar banorët e këtij vendbanimi, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar për krijimin e hapësirave më moderne për nxënësit dhe për të rinjët ku ata mundë ti zhvillojnë aktivitetet e tyre të lira .
Nga ana tjetër përfaqësuesit e fshatit thanë se ky investim është më se i nevojshëm sidomos për nxënësit e fshatit Ribar, duke falënderuan Kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij për investimet në këtë vendëbanim kështu duke përmisuar çdo ditë e më tepër kushtet për një jetë sa më të mirë .
Realizimi i këtij projekti është investim nga Komuna e Lipjanit dhe do të kushtoj, 183,610.78 euro.





