Filloi dezinsektimi selektiv kundër rriqrave

PUBLIKUAR

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), nga sot, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar dezinsektimi selektiv kundër rriqrave, në zonat që cilësohen endemike.

Dezinsektimin, është duke e kryer kompania “Truly Nolen”, e cila është e kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë. Ky dezinsektim, po bëhet krahas fushatave tjera, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe anëtari i Shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, Hajdin Berisha, në ditën e parë e këtij dezinsektimi, çdo gjë ka shkuar mirë.

“Ky dezinsektim është duke u kryer krahas aktiviteteve tjera që janë duke u zhvilluar në terren për luftimin e këtij virusi. Aktualisht, janë duke u zhvilluar fushata vetëdijesuese nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, për rrezikun nga thumbimi i rriqrave, si bartës të virusit që shkakton ethe hemorragjike. Po ashtu nga nesër, fillon edhe cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në mënyrë që të parandalohet bartja e rriqrave përmes kafshëve”, tha Berisha.

“Deri më sot, janë regjistruar 84 raste të thumbimeve nga rriqrat, por situata është normale dhe nuk ka vend për shqetësim, pasi asnjë rast nuk është i infektuar, ndërsa në të njëjtën kohë, janë duke u marrë të gjitha masat parandaluese, por edhe masat e trajtimit, për rastet e thumbimeve”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...