Fetahi: Më kot kërcënoheni, drejtësi do të ketë

PUBLIKUAR

Prokurorja publike Fatime Fetahi para se ti arsyetojë detajet rreth rastit të ri “TNT”, respektivisht rrënimit të objektit “Kosmos” tha se prokurorët për çdo ditë marrin kërcënime, por po ashtu theksoi se kjo nuk do ti pengojë që t’ua “sjellin” drejtësinë të gjithë atyre që kanë bërë shkelje të ligjit, transmeton nga konferenca e drejtpërdrejtë për shtyp, Telegrafi Maqedoni.

– Porosia është për të gjithë ata që e minojnë punën e Prokurorisë Speciale dhe u kërcënohen anëtarëve të PSP, familjeve dhe prindërve të tyre.

– I porosisim, drejtësia do ta arrijë secilin që ka gabuar para ligjit. Ju siguroj që për këtë Prokurori të gjithë qytetarët janë të barabartë, me vetëmohim do të luftojmë për drejtësi, sepse fuqishëm besojmë se drejtësia është interes kryesor i Maqedonisë, porositi në konferencën e sotme për shtyp, prokurorja Fatime Fetahi./Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...