FËMIJTË E LAGJËS VLAN

PUBLIKUAR

bLLOKU1_850468

U pa edhe njëherë se yryshi i bllokut për uzurpimin e institucioneve nuk ka fund. Blloku e ka seriozisht marrjen e pushtetit, por veprimet e tyre përveçse antikushtetuese, po marrin edhe ngjyra komike. Veprimet e tyre po ngjajnë në një lojë fëmijshë, të hidhëruar, të papajtuar e që duan me çdo kusht të fitojnë diçka që nuk u takon. Ata prapë e shanë Enver Hasanin, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese si dhe kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin. As Hasani e as Thaçi, nuk u kanë faj për etjen e tyre për pushtet. Por ndërhyrje ndërkombëtare duhet të ketë, pasi fëmijtë e lagjës VLAN nuk përfillin asnjë procedurë dhe asnjë rregull

Të enjten liderët e Blokut VLAN, dëshmuan se kur hidhërohen politikanët, veçse mund të shndërrrohen në oratorë të shkathët, veçse mund të bëhen të rrezikshëm për vendin, veçse mund të bëhen të papërgjegjshëm përballë votuesve të tyre, mund ta  shëndërrojnë sallën e Kuvendit në skenë teatrale, ku mund të lozin ndonjë shfaqje komike. Kjo shfaqje zgjoi vëmendjen e të gjithëve, e veçanërisht të mediave për atë se çka do të ndodhë në sallën e Kuvendit, ku liderët e bllokut pa përfillur asnjë procedurë, u mblodhën për ta dhënë shfaqjen e tyre, që në thelb kishte një skenar me fjalë që janë përsëritur tash e sa muaj.

Ata prapë e shanë Enver Hasanin, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin. U pa qartë se VLAN  u tubuan në sallën e Kuvendit, për të sfiduar edhe njëherë kushtetushmërinë, ligjet e Kosovës dhe procedurat e thirrjes së seancës. Ndryshe nga që ishte parashikuar nga disa analistë, veprimet e bllokut nuk prodhuan asgjë më shumë, se sa një trashje të një  modeli të keq politik,  një shaka të rrezikshme për demokracinë, një shaka tjetër me qytetarët dhe me institucionet  e vendit. U pa edhe njëherë se yryshi i bllokut për uzurpimin e institucioneve, nuk ka fund.  Blloku e ka seriozisht marrjen e pushtetit, por veprimet e tyre përveçse antikushtetuese, po marrin edhe ngjyra komike. Veprimet e tyre po ngjajnë në një lojë fëmijshë, të hidhëruar, të papajtuar e që duan me çdo kusht të fitojnë diçka që nuk u takon. Fëmijtë e mbledhur në sallën e Kuvendit, nuk guxuan të marrin asnjë veprim, asnjë vendim, ndërkaq faji i tyre përballë votuesve të vetë, nuk mund të lahet me veprime antikushtetuese. Faji i tyre nuk mund të lahet duke sfiduar institucionet e vendit. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi e ka quajtur këtë takim jolegal, jozyrtar dhe antiligjor. Ai tha se Blloku keqpërdori hapësirat e Kuvendit duke vepruar përtej autorizimeve të tyre si deputetë. Thaçi, bëri thirrje sërish që të ulen të gjithë liderët dhe të bëjnë një marrëveshje për formimin e institucioneve të Kosovës në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe respektimit të rezultatit të 8 qershorit. Të premten lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po si fëmijë i lagjës, i kërkoi paturpësisht PDK-së të hapë rrugë dhe të largohet nga një e drejtë që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese. E loja prej fëmijshë po prodhon krizë, sepse nuk mund të pritet që PDK të lëshojë pe. Kjo ashtu siç e ka përmendur në një emision televiziv nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci,  veçse do të shihej negativisht nga pjesa më e madhe e votuesve të Kosovës, që e votuan PDK-në, por edhe do të përbënte  shkelje kushtetuese. PDK-ja ka këkruar ligjërisht që të zgjidhet kjo çështje, ndërkohë që zgjidhja është shumë e lehtë, duke respektuar vendimin e kushtetueses. Ndërkohë analistë politikë i kanë parë nga anë të ndryshme çështjet si të bllokadës, mbledhjes së të enjtes të bllokut në sallën e Kuvendit dhe zgjidhjes së bllokadës institucionale e për të cilat gazeta “Lajm” ka raportuar në vazhdimësi.

Analisti Halil Matoshi ka thënë se opsion  mbetën zgjedhjet tjera, të cilat sipas tij  mund të ndihmojnë në tejkalimin e bllokadës është kërkesa për një këshillë në Komisionin e Venedikut. Ndërkaq sa i takon senacës së mbajtur të enjten , Behxhet Shala  duke e parë se liderët e bllokut po i bëjnë fyerje presidentes së vendit dhe kushtetuesës, ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje. “Kjo lojë që po bëhet, ky mosrespektim i vendimit të Kushtetuesës, fyerjet që deputetët e opoiztës po i bëjnë Gjykatës Kushtuese edhe Presidentes, tregon që Kosova duhet të shkoj në zgjidhje të jashtëzakonshme, sepse këta njërëz është bukur problem që ti bësh nesër bashkë, sepse si pozita dhe opozita për interest të vetë i harrojnë interesat e vendit”, është shprehur Behxhet Shala.

Megjithatë Kjo shaka prej fëmijshë, po e vonon zgjidhjen e institucioneve të vendit, po e lodh popullin e Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të vendit, por edhe ato ndërkombëtare!  Kjo shaka prej fëmijshë, mund të sjellë një krizë edhe më të thellë për vendin , mund të prodhojë krizë ekonomike. Por blloku, përveçse po tregohen fëmijë, po tregohen edhe frikacakë, të papërgjegjshëm dhe jo racional. Ka gjasa që ata të injorojnë edhe ndonjë këshillë nga Komisioni i Venedikut dhe çfarëdo rezultati zgjedhor, sepse janë etur për pushtet, deri në verbëri. Ata janë frikaacakë, po  frikësohen të shohin relaitetin në sy, ashtu siç po firkësohen të shohin edhe vetveteten, që janë bërë gazi i botës, për një copë pushtet, duke shkelur me të dyja këmbët në demokracinë dhe vullnetin e sovranit.

Ndërkohë që ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson, ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Ambasada nuk do të ndërhyjë në krizën politike. “Ata duhet të gjejnë zgjidhje vet. Ne nuk ndërhyjmë dhe ne mbështesim zgjidhjen nga presidentja”, ka thënë Jacobson. Por  ndërhyrje ndërkombëtare duhet të ketë, pasi fëmijtë e lagjës VLAN, nuk përfillin asnjë procedurë dhe asnjë rregull. Kjo lojë prej fëmijshë, nuk duhet të zgjasë shumë dhe vetëm një ndërhyrje ndërkombëtare, mbase do t’u jepte pak hise për t’i qetësuar, për t’ua ndalur yryshin dhe për t’i shpëtuar institucionet nga grabitja e opozitës./Lajmonline/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohet se rrëmbyen e sulmuan dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën janë arrestuar tre persona, pasi dyshohen...