Në çerdhen ‘Gëzimi Ynë’ në Mitrovicë, fëmijët e kësaj çerdhe kanë gjetur një monedhë të Shqipërisë ‘1 Lek’.
Sipas asaj që shihet në fotografi, bëhet fjalë për një monedhë të vitit 1939, përcjell Telegrafi.
Mësuesja e kësaj çerdhe, Naile Zymberi Uka, e ka bërë publike këtë monedhë me anë të një postimi në Facebook.
“Fëmijët e kopshtit duke gërmuar e gjeten “thesarin”-monedhën shqiptare”, ka shkruar mësuesja Zymberi. /Telegrafi/




