Fëmijën e lindur pa këmbë e hedhin nga vetura në shpejtësi (Foto)

PUBLIKUAR

Policia në Meksikë është duke kërkuar vrasësit e fëmijës së lindur me çrregullime fizike, që e kanë mbytur duke e hedhur në asfalt.

Banorët e fshatit që ndodhet afër Veracruze, kanë menduar se nga vetura që lëvizte me shpejtësi,ka rënë ndonjë mbeturinë, por më pas e kanë parë se ka të bëjë me diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Femija 1

Fëmijën që besohet se ka lindur para një jave, e kanë mbuluar me një pëlhurë të bardhë dhe kanë ndezur qirinj, derisa në vendin e ngjarjen kanë dalë hetuesit.

Fëmija pa këmbë që e kishte ende të lidhur kordën e kërthizës, besohet se është hedhur i gjallë, ndërsa ka vdekur nga goditjet.

Femija 2

Shkaku i errësirës dëshmitarët nuk e kanë parë mirë veturën, duke e bërë më të vështirë për Policinë të zbulojnë kryerësit e kësaj vepre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...