Federer fantastik, nuk i rreziston Djokovicit

PUBLIKUAR

federer-fantastik-nuk-i-rreziston-djokovicit_hd
lipjaninews

Novak Djokovic ka arritur të mposhtë pas një drame të vërtetë zviceranin legjendar, Roger Federer, për të fituar grand-slam turneun Wimbledon dhe për të zënë vendin e parë në ATP ranglistën e tenisit botëror.

Federer e dominoi fillimin e takimit, duke arritur që të fitojë setin e parë me rezultat 7-6.

Në vazhdim dominoi Djokovic duke arritur të kalojë edhe në epërsi me dy sete të fituar 6-4 dhe 7-6 për 2-1 në sete.

Në setin e katërt ishte Roger Federer ai që ia prishi planet Djokovicit duke ia rrëmbyer match pointin dhe duke e dërguar sfidën në setin e pestë.

Në setin e fundit ishte Djokovic ai që ishte i papërmbajtshëm duke qenë më këmbëngulës dhe më i fuqishëm fizikisht për të fituar me rezultat 6-4.

Djokovic me këtë fitore arrin vendin e parë në ranglistën ATP dhe e fiton një grand-slam tjetër për të garantuar vetes rrugëtimin drejt piedestalit të tenisit botëror.

Federer nga ana tjetër përkundër kësaj disfate tregoi se mbetet një prej tenistëve më të mëdhenj që ka ekzistuar ndonjëherë, duke treguar formë shumë të lartë, pavarësisht moshës. Ai edhe një herë kishte përkrahjen dhe simpatinë e publikut./Lipjaninews/

SHIKO MË SHUMË

Momenti i sikletshëm në La Liga: Mbrojtësi i Getafes e kap për organi gjenital Solrothin, gjyqtari e përjashton

Ndeshja e Atletico Madrid ndaj Getafes shkaktoi polemika në publik për shkak të një incidenti të...

Florent Muslija për FIFA-n: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës, është ëndërr e të gjithëve

Me afrimin e shpejtë të ndeshjeve eliminatore evropiane për Kupën e Botës 2026, mesfushori...

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...