FB: Më shumë se 1 miliardë përdorues, dhe 8 miliardë video-shikime në ditë

PUBLIKUAR

Facebook ka publikuar rezultatet e saj për TM3, me shifra solide në të gjithë segmentet e biznesit të saj.

Së pari, numri i përdoruesve të saj aktivë për çdo muaj tani arrin deri në 1.55 miliardë përdorues – nga 1.49 miliardë sa ishin tre muaj më parë.

Ky ndryshim nënkupton një rritje prej 4.02% në numrin e përdoruesve aktivë, edhe përkundër arritjes në pikën e ngopjes, dhe kjo tregon se rrjeti social është ende duke u zgjeruar në një shkallë mbresëlënëse.

Sa i përket përdoruesve të përditshëm aktivë, Facebook tani është duke arritur mbi 1 miliard përdorues, mesatarisht, çdo ditë.

Mark Zuckerberg ka thënë se Facebook tani po shërben më shumë se 8 miliardë shikime të videove çdo ditë – një rritje prej 100% nga prilli i kaluar, kur njoftoi se kishte arritur në 4 miliardë shikime të videove. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...