Favore për mbylljen e skandalit me diploma

PUBLIKUAR

Fadil Kelmendi kur ishte ngarkuar me përgjegjësi nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ta verifikonte dosjen e 505 diplomave në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Pejë, pas hetimeve që kishte filluar më herët Prokuroria nën dyshimin për diploma false, vajza e tij, Kaltrina Kelmendi, ka nisur punën si zyrtare për likuidim në kuadër të zyrës rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Pejë.

Gjithçka do të ishte në rregull me këtë punësim po qe se në dosjen e trashë të Prokurorisë që Kelmendi kishte marrë përgjegjësi shtetërore ta zbardhë të vërtetën e këtyre dyshimeve, nuk do të figuronin edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të AKP-së.

Bëhet fjalë për emrat e Skender Komanit i cili deri muaj më parë ishte zëvendëskryesues i Bordit të AKP-së dhe Ujkan Bajrës, drejtor i auditimit në Agjenci dhe njëherësh zyrtar i lartë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Sipas dosjes së përgatitur nga Prokuroria Themelore e Pejës, por që në fillim të marsit të këtij viti kishte arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, rektorati i këtij Fakulteti kishte shfaqur dyshime të bazuara se nga 505 studentë, 503 nuk figuronin në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë. /zëri/

SHIKO MË SHUMË

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga...

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...