Faton Hajrizi varroset të dielën

PUBLIKUAR

Faton Hajrizi, varroset të dielën në ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët në Skenderaj.

Kështu njoftoi vëllai i tij Artan Hajrizi, përmes një postimi në Facebook.

Trupi i të ndjerit u transportua nga Serbia në Kosovë mbrëmë një orë pas mesnate.

Sipas asaj që Serbia thotë, Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, nga forcat serbe.

Ai dyshohet se para se të vritej, e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur, gjatë kohës kur tashmë i ndjeri ishte në arrati, pasi ai iku nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë ku po e vuante dënimin prej 25 vjetësh.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...

ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës së shpejti do të nisin...