Fatmir Sejdiu: LDK është kapur nga Isa Mustafa

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i LDK’së Fatmir Sejdiu thotë se kjo parti është kapur nga Isa Mustafa. Tha se veprime të tilla degjeneruese kanë nis në katër vjetët e fundit.
“Faktikisht po del se ajo ekip e njerëzve në këtë rast bashkë me kryetarin e partisë z.Mustafa kanë kap LDK’në në një mënyrë jashtëzakonisht të një shënjestre të madhe e cila pamundëson thjesht shprehjen e identitetit të saj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo ka një gjenezë ka një diçka që realisht e shohim prej katër viteve të fundit”, tha Sejdiu në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova.

Sejdiu tha se mënyra se si është zgjedhur Mustafa në karrigen e të parit të LDK’së nuk i bën nder atij.

Tha se ai e ka marrë mandatin në një mënyrë të kontestueshme.

Kryetari i nderit i LDK’së thotë se LDK ka mund ta ketë edhe më parë pozitën e Kryeministrit dhe se nuk lejohen lavdërimet e tilla nga ana e Mustafës. Tha se kryeministria u mor me gënjeshtra./Rajonipress.com./

 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të...