Familjet e varfra të Mitrovicës, mbesin edhe pa social (Video)

PUBLIKUAR

Disa familje që kanë nevojë ndihmën e shtetit nuk po e marrin atë në Mitrovicë. Kjo pasi u instalua një databazë për të dhënat e shfrytëzuesve të skemës sociale, por që Komuna ende nuk ka qasje në të.

Besim Peci nga Shipoli i Mitrovicës, është njëri nga të dëmtuarit, transmeton Klan Kosova.

Sigurimin e miellit, deri para tre muajsh, Peci e bënte me 65 eurot që i merrte si ndihmë sociale.

Tashti nuk po i merr dhe rrezikon të mos i marrë as për festën e Bajramit, pasi lënda e tij i është bllokuar lënda në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. E, kjo pritje për Besim Pecin është drejt kufirit.

“Nëse vazhdon kjo situatë deri në Bajram, unë e di çfarë do të bëj, nuk do të largohem pos i vdekur”, tha Peci. /Klan Kosova/

 

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...