Familjarët nuk u flasin dy prej vajzave të Përputhen

PUBLIKUAR

Sezoni i tretë i Përputhen sapo ka filluar dhe konkurrentët e rinj po marrin gjithë vëmendjen.

Dy konkurrentet Ada me Arlidën, e cila i thonë Tole rrëfyen se kanë probleme me familjarët.

Ada tregoi se nuk i flet asnjë anëtar i familjes së saj, për shkak se ka hyr në Përputhen:

“Më kanë mbështetur për çdo gjë, por këtë nuk e përtypin dot. Nuk e di, por nuk e konceptojnë dot fare,”- rrëfeu Ada.

Duke dëgjuar Adën, ajo që preket është vajza nga Durrësi, Tola. Konkurrentja që e kanë krahasuar me Shqipen nuk i mbajti dot lotët teksa dëgjonte Adën.

“Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”, thotë Tolja.

Ndërkohë prezantuesja Bora Zemani u kërkon vajzave të japin një mesazh për familjarët.

“Mami, babi, vëllai, ju dua shumë. Mos e vrisni mendjen fare se do ja dal gjithmonë, siç ja kam dalë”,- shton Ada.

Nga ana tjetër nuk mund të mungonte as opinioni i Arjan Konomit, i cili tregon se shqiptarët janë një natyrë e lidhur me familjen dhe se mendimi i tyre ndikon shumë.

Ai përgëzon vajzat për kurajon dhe i bën thirrje familjarëve të mendojnë për lumturinë e tyre.

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...