Familjarët e përcjellin në burg Gani Gecin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

PUBLIKUAR

Halil Geci, ka njoftuar se sot bashkë me familjarë të tjerë e kanë përcjellë Gani Gecin për në burg ku edhe do ta vuaj dënimin me 3 vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykates i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj,neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau  i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit.

Urojm të këthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.

Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vite e gjashtë muaj burg

Sipas vendimit, Gani Geci ka qëndruar në paraburgim prej 22 gushtit të 2014 deri 3 qershor 2016, kohë e cila do t`i llogaritet në dënimin e plotë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...