Familja e ndjekur nga UDB-ja e Rankoviqit që nga viti 1945 e deri te vitet 1990

PUBLIKUAR

   Familja e ndjekur nga UDB-ja e Rankoviqit që nga viti 1945 e deri te vitet 1990

Shkolla (Hasan Z.Kamberi) në Sllovi është një ndër Shkollat më të mëdha në komunën e Lipjanit,mësimet e para I filloi pas luftës së dytë botërore gjatë viteve 1945-46.
Mësuesi I parë në këtë Shkollë ishte Demir Gashi,në fillim mësohej në gjuhën Arabe,por shumë shpejt filluan të mësonin në gjuhën shqipe.
Mesimi mbahej kryesisht ne shtepin e tij dhe në xhamin e fshatit,ato vite shkolla kishte te regjistruar gjithsej 77 nxënës te moshave te ndryshme dhe te cilet ishin nga fshati Sllovi,Akllap,Tërbufc dhe Smallushë,vazhdoi per tre vite si mësues ne fshat ku u identifikua si kërcenim nga pushteti I atehershem serbo-sllav,ai u largua nga fshati Sllovi si mësues dhe u transferua në Mirashë e me pastaj ne Pjetërshticë duke u vëzhguar vazhdimisht nga spiunet e pushtetit Sllav.
Demiri u lind me 1917 ne Sllovi të Lipijanit, ai ka kryer Medresen në Prishtinë,dhe kursin e ulët dhe të lartë pedagogjik në Prizëren.
Demiri si nje Hoxhë dhe intelektual I kohës së atëhershme me një moral te lart politik e kombëtar ishte një ndër të parët e ngritjës së vetëdijes sonë kombëtare dhe kundërshtar I madh I aksionit të pushtetit te atëhershëm sllav të ashtuquajtur (vishak)tepric ë e pasurisë.
Kjo masë e pushtetit kishte për qëllim të varfëronte edhe më tej popullaten shqiptare,e të cilin qëllim të pushtetit e kishte kuptuar mir mësuesi Demir Gashi,për të vazhduar ai punen si mësues ishte detyruar të jetë anëtar I PKJ-së,por brenda në pkj ai u cilësua për qëndrimet e tija armiqësore ,pasi qe ai kundershtoi edhe ligjin per heqjen e ferexhesë,jo pse ai nuk e kuptonte se një gjë e tillë është e tepruar,por ai e kishte kuptuar qellimin e pushtetit se me keso masa don të thyej moralin e lart Kombëtar tek Shqiptarët dhe deshirën e madhe te tyre per bashkim kombëtar.
Në vitin 1949 Demiri u largua nga puna pa asnjë arsye,edhe pse ato botërisht diheshin,ai gezoi një respekt të madh në popullatën e ven dit për qëndrimet e tij parimore e kombëtare dhe si një mësues që me shum zell e sakrific,dha shume nga dija e menquria e tij për gjeneratat e ardhshme.
Jo shumë larg nga largimi I tij nga detyra e mësuesit duke qenë në vazhdimësi nën preisonin e pushtetit dhe perndjekja nga spiunët e Rankoviqit,dhe reprezaljet e pushtetit ai ndërroi jetë në moshën 36 vjeqare në vitin 1953,po në atë vit me vdekjen e tij u mbyllë edhe shkolla shqipe në Sllovi ku nxënësit e këtij Fshati mësimet Shqip u detyruan ti ndjekin në Gadime.
Ai la pas bashkshorten me 4 fëmijë një vajz dhe 3 djem,djali më I vogel FAHRI GASHI I frymëzuar dhe I mallëngjyer nga mungesa e të atit,ai me përkushtim të madh ju përvesh punes për të vazhduar punën e të atit të tij.
FAHRI GASHI u lind me 28.06.1952 një vit para se ti vdiste babai,Shkollën Fillore e kreu ne vendlindje kurse Shkollën e mesme në Prishtinë.Fahriu vazhdoi studimet ne Shkollen e Lart Pedagogjike e më pastaj edhe Fakultetin Filozofik Dega e Historisë në Prishtinë.
Ne vitet 1979 filloi punën si Arsimtar I lëndës së Historisë dhe Gjeografisë deri në vitin 1981 ku u zgjodh Drejtor I Shkollës së Fshatit Sllovi,detyren e Drejtorit e ushtroi deri në vitin 1985 kur filluan diferencimet ideore dhe moralo politike nga grupet e atëhershme punuse te komiteteve Komunale dhe organizatave themelore të lidhjes komuniste në Shkollë dhe në Fshat.
Mbeturinat e Rankoviqit e tani spiunet e Petar Jakshiqit vazhduan me shantazhe kundër Drejtorit FAHRI GASHI I cili fare nuk devioi nga rruga e të atit të tij,kështu që pushteti Serbo Sllav dhe spiunët e tij në krye me Hysen Selim Salihun bashkpuntor i ngusht I Petar Jakshiqit filloi fushaten anti kombtare duke I bërë thirrje pushtetit Sllav që ta largojn nga detyra e Drejtorit FAHRI GASHIN pasi që Fahriu paraqiste rrezik për pushtetin si një djal I një nacionalisiti.
Fahriu u shkarkua nga detyra e drejtorit pa e përfunduar mandatin me arsyetime banale e të pakuptimta të ndihmuara nga spiuni I lart cekur I cili për interesa individuale shkaktoj dëme procesit Edukativo-Arsimor dhe qështjes kombëtare duke u emëruar Drejtor në Shkollën e Fshatit pa ndonjë kualifikim përveq Shkollës së mesme e ashtu quajtur laramane,me urdhrin e Petar Jakshiqit,pastaj ai kaloi në detyr edhe më te lart si Drejtor I BVI-së për arsim në nivel Komunal te cilën detyr e vahzdoi deri në vitet 1999,kurse ne vend te tij si Drejtor I Shkollës u vendos vëllau I tij Hasan Salihu e që kishin për qëllim denigrimin e Shkollës Shqipe.Fahriu I cilësuar si një nacionalist,seperatist,iridentist nga pushteti u pushua edhe nga puna me qëllim që mos te ket qasje në gjenratat e reja I cili do ta vazhdonte rrugen e babait të tij,mirëpo shum shpejt u kthye në pun dhe vazhdoi rrugen që e kishte lën në gjysmë ai dhe I ati I tij.
Një kontribut te jashtzakonshëm kam dhënë gjat viteve 1990 kur kërkohej ndërrimi I sistemeve Politike prej atyre socialiste-komuniste me formimin e sistemit demokratik formuam LDK-në në bashkësi lokale të fshatit Sllovi,ku për këtë qështje un si iniciator i LDK-së jam marr disa her në pyetje nga organet policore në Janjev e në Lipjan duke më thëne tërhiqu prej politikës,por unë kam qen këmbengulës që të kontribuoj në mënyr te palodhshme në këtë drejtim pa marr parasysh sakrificat.
Në anën tjeter kam kontribuar edhe për arsimin shqip duke u ballafaquar në vazhdimësi me përndjekjet Serbo Sllave në përcjellje të spiunëve të pushtetit sërb u ballafaqova edhe me vështirësi gjat luftës mes forcave te UQK-së dhe atyre Serbe ku u sulmova për vrasje nga paramilitar Serb por morra vetëm plag gjat kësaj lufte të pabarabart.
Menjëher pas përfundimit të luftes unë ju ktheva Shkollës si një mësimdhënës kur ne vitet 2001 erdha ne krye te Shkollës si Drejtor,gjat kësaj kohe arrita të tërheq donacione në dobi te shkollës me qëllim te krijimit te vendeve të punës mirëpo pasuesit e Petar Jakshiqit edhe pas luftës depërtuan në strukturat e pushtetit ku me 2006 më ndërruan me nipin e krye spiunit Hysen Salihut Qazim Salihun I cili keqpërdori donacionet e Shkollës makinat e kursit të rrobaqepsis,duke I shpërndar te njerzit e dëgjueshëm të tij,por ndodhen edhe ngacmime seksuale me mësimdhënës nxënës ku perfunduan me martesen e tyre.
Tani kur është hapur konkursi për Drejtor të SHFMU.HASAN-Z-KAMBERI në Sllovi pretendent për këtë pozit do te jetë po I njejti person Qazim Salihu të cilit paraprakisht duhet ti shiqohet e kaluara e afërt moralo-politike e familjes së këtij pinjolli të vogel.
Në një mbledhje të OTH te lidhjes komuniste të shkolles e bashkësis lokale ku ishte I ftuar anëtari I kryesis së Jugosllavis së atëhershem Maqedoni Tërrpe Jakovlevski I cili ishte ardhur me vlersuar gjendjen politike në Shkoll e Fshat dhe të komunës së Lipjanit duke më trajtuar si një pjestar I shpërbërjes së Jugosllavis.
Ne kë këte mbledhje me Jakovlevskun Reshat Kryeziu nipi I Qazim Salihut më kërkoi të mos marr pjes në këtë tubim pasi që këtë e kishte kërkuar anëtari I kryesis së Jugosllavis I cili kishte thënë se në këtë mbledhje nuk duhet të marrin pjes ata të cilët pretendojn shpërbërjen e Jugosllavis.Por un kam qen I padëgjueshëm dhe me këmbngulje kam marr pjes në at takim ku pa dëshiren e tyre u ndërpre takimi.
Familja GASHI e dhuroi vendin për ndërtimin e shkollës së re prej 5 hektarësh ku zhvillohet mësimi prej vitit 1986 deri në ditët e sotme.
Kësaj here po e përmbylli me kaq herën tjeter do të shkruaj me përmasa më të gjëra për këto ngjarje sepse historia nuk guxon ti harroj./botasot/

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...