Falsifikonte dokumente për shmangie nga tatimi, arrestohet i dyshuari – i konfiskohen vetura, telefona e rreth 60 mijë euro

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar kontrollin në tri lokacione në qytetin e Graçanicës dhe të Lipjanit, ku bazuar në informacione relevante ekzistonte dyshimi se një subjekt është i përfshirë në veprimtari penale, respektivisht aktivitetin kriminal e zhvillon duke falsifikuar faturat, duke krijuar fatura fiktive lidhur me deklarimet pranë organeve kompetente me qëllim të shmangies së tatimit.

Sipas komunikatës për medie, gjatë realizimit të operacioni të bastisjes dhe kontrollit në këtë subjekt, konkretisht në banesën dhe në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë apo provat.

“Katërmbëdhjetë (14) vula të kompanive të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikim, një (1) veturë e tipit peugeot, një (1) telefon Iphone , tre (3) llaptop, dy (2) shtëpiza kompjuteri, një (1) DVR me video inçizime, një (1) Hard disk i jashtëm, katër (4) foldera me dokumentacione dhe fatura të ndryshme, një (1) palë pranga, dy (2) kuti me produkte medicinale të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, pesëdhjetë e tetë mijë (58,000.00) euro para të gatshme”, njofton Policia e Kosovës.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e Policisë së Kosovës, mbështetur nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Inspektorët Farmaceutik, si dhe një ekip nga  Krim-teknika e Drejtorisë rajonale e Policisë në Prishtinë (DRP).

“Të gjitha veprimet operative janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me urdhër të së cilës të dyshuarit  i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...