Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, shkroi ai në Facebook.
E në emisionin Pressing në T7, ku është i ftuar Syla për të rrëfyer ngjarjet e sulmit, u kumtua lajmi dhe Syla ishte i kënaqur dhe falënderues ndaj policëve të Kosovës.
“Faleminderit. Kam pasur sjellje korrekte me policinë pas sulmit. Faleminderit prej tyre dhe ministrit. Kjo tregon se kemi polici të shtetit dhe jo polici fetare që ndjell frikë në popull.”, tregoi ai. /Gazeta Express/


