FAK-u në tryezë

PUBLIKUAR

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) pritet të jetë boshte në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Por, para se kjo çështje me rekomandimet e ndryshimit të Kushtetutës të dalë në Kuvend, Qeveria e Kosovës ka parashikuar organizimin e një tryeze gjithëpërfshirëse, për të gjetur modalitetet për FAK-un. Në këtë tryezë planifikohet të merret edhe mbështetja e deputetëve të Listës Serbe, e cila po kundërshton themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare në vend kanë thënë se shndërrimi i FSK-së në FAK është një lojë të cilën e ka nisur kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, para zgjedhjeve parlamentare me qëllim të përfitimit të votave, lojë kjo e cila sipas opozitarëve, tani është duke e faktorizuar Serbinë brenda Kosovës.

Ata thonë se Kosova nuk duhet të bëjë ndonjë koncesion tjetër në emër të bërjes së ushtrisë, pasi sipas tyre, Kosova tashmë ka ushtri dhe se krejt çka duhet të bëjë Qeveria është që ta fuqizojë FSK-në ushtarakisht.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për “Zërin” se është duke u përgatitur mbajtja e një tryeze gjithëpërfshirëse për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Sipas tij, përgjegjëse për këtë tryezë, është Ministria e FSK-së dhe kreu i kësaj Ministrie, Haki Demolli. /zëri/

SHIKO MË SHUMË

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga...

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...