Facebooku me rregull të re që do të ju frustron!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Facebook, ka ndryshuar politikën e sigurisë, e cila ka frustruar pothuajse të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti shoqëror.

Në fakt, që nga 1 shkurti i këtij viti, nëse keni kërkuar që të futeni në llogarinë tuaj në Facebook, ju automatikisht keni pranuar politikën e re të privatësisë, e cila i lejon Facebook-ut që të ndjek aktivitetin tuaj në internet, madje edhe kur nuk jeni të kyçur në këtë rrjet shoqëror.

Facebook njoftoi se kjo është bërë për të rritur të ashtuquajturin “Marketing Placement”, që do të thotë se me lehtësi do të plasoj reklama në llogarinë tuaj, të cilat do të ju interesojnë juve, transmeton Telegrafi.

Sipas kompanisë, të dhënat tuaja nuk do të ndahen me palën e tretë në çdo kohë, ndërsa në parametrat e llogarisë tuaj, ju mund të redaktoni disa prej këtyre opsioneve.

Nën “settings” ju mund të gjeni një mundësi të veçantë për kontrollimin e përmbajtjes së reklamave dhe të vendosin se çfarë kompetenca do të i jepni Facebook-ut.

Duke pasur parasysh se shumë zhurmë është ngritur mbi bazën e këtyre opsioneve, Facebook-u ka rënë dakord që të lejoj përdoruesit ta kthejnë tërësisht llogarinë e tyre në gjendjen e mëparshme, por me kusht që të gjitha informatat e mbledhura në atë pikë, të mbetet në bazën e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...