Facebook prezanton Lite, për internet më të ngadalshëm!

PUBLIKUAR

Facebook e ka lëshuar versionin Lite të shërbimit dhe aplikacionit të saj, i cili i është kushtuar përdoruesve të Android të cilët përdorin telefona mobil në vende ku interneti ëireless dhe ai në mobil janë në mungesë.

Facebook Lite është një aplikacion me më pak se 1 megabajt në madhësi dhe i cili i posedon shumicën e tipareve të rrjetit social, sikurse statusat, të rejat e fundit, fotot, njoftimet dhe jo vetëm kaq, kanë thënë zyrtarët e Facebook.

Facebook Lite është krijuar për të përdorur më pak të dhëna – internet dhe punon edhe përkundër kufizimeve potenciale dhe kushteve më të vështira të rrjetit të telekomunikimeve në vendet në zhvillim.

Facebook Lite ka filluar të funksionojë në Azi dhe ndër të tjera u tha se në javët e ardhshme i njëjti shërbim do të jetë në dispozicion edhe në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...