‘Facebook’ përfundon blerjen e ‘WhatsApp’, paguan 22 mld

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

fb

Rrjeti social në internet “Facebook” pagoi përfundimisht 22 miliardë dollarë për të blerë aplikacionin e mesazheve në celular “WhatsApp”, blerja u mbyll sot. “Facebook”-u shpalli në mes të shkurtit blerjen e “WhatsApp”-it për një çmim që në atë kohë ishte rreth 19 miliardë dollarë.

Madje parashikonte që pjesën më të madhe të kësaj shume ta paguante me aksionet e veta, dhe bursa për këto të fundit u rrit ndjeshëm që pas ksaj deklarate, rreth 14 për qind.

Përfundimisht, “Facebook”-u pagoi 4,59 miliardë dollarë kesh për “WhatsApp”-in, të cilave i shtohen 223,7 milionë aksione (që kapin vlerën e 17,3 miliardë dollarë). Përfudimisht, çmimi përfundimtar arrin 21,9 miliardë dollarë.

“Facebook”-u mori të premten autorizimin e fundit formal që i mungonte për përfundimin e operacionit, që ishte ajo e Komisionit Evropian, gardiani i konkurencës në Evropë, që nuk imponoi asnjë kusht.

Autoritetet amerikane të konkurencës nga ana e tyre autorizuan këtë veprim më prill, por duke paralajmëruar kundër çdolloj përdorimi “të keq” të të dhënave personale të përdoruesve të “WhatsApp”-it, që deri tani ka një nivel më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale se sa “Facebook”-u.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...