Facebook Messenger tani përdoret nga 500 milionë njerëz

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Facebook Messenger tani përdoret nga 500 milionë njerëz

Kur Facebook pati vendosur që ta lansojë aplikacionin e pavarur të Facebook Messenger, rrjeti social ishte kritikuar shumë nga përdoruesit e saj, dhe nga shumë media të ndryshme botërore që thonin se Facebook po u imponon përdoruesve të saj shërbimet e saja.

Mirëpo, me sa duket kjo strategji ka funksionuar për Facebook, e cila ka njoftuar tani se aplikacioni i saj i komunikimit Facebook Messenger tani është duke u përdorur nga më shumë se 500 milionë njerëz.

Për tu përgjigjur ndaj kritikave, drejtori dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg e ka sqaruar së fundmi strategjinë e kompanisë së tij për lansimin e aplikacionit të ndarë për komunikim mes përdoruesve të saj.

“Ne e kuptojmë që të kërkosh nga secili anëtar i komunitetit të instalojë një aplikacion të ri është një rrezik i madh,” ai pranoi, duke thënë se masa e tillë ishte shtyrë nga popullariteti i aplikacioneve të krijuara për qëllime të veçanta. “Këto aplikacione janë të shpejta dhe të fokusuara vetëm në mesazhe.”

Facebook ka mbi 1.35 miliardë përdorues në mbarë botën, kështu që më shumë se një e treta e bazës së saj të përdoruesve janë duke e përdorur aplikacionin e tyre të ndarë, Facebook Messenger, rekord i cili është mbresëlënëse, duke pasur parasysh se versioni i ri i aplikacionit filloi vetëm disa muaj më parë. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...