Facebook ka një surprizë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Për të lexuar lajme në Facebook nuk do të jetë me e nevojshme te klikosh mbi linkat e hedhura aty nga vete gazetat.

Zuckerberg dhe skuadra e tij ka ndërmend të çojë përpara një projekt që do të lejojë titujt e gazetave të publikohen direkt mbi rrjetin social.

Dhe janë disa botues që kanë nënshkruar një marrëveshje me kolosin mediatik e cila mund të materializohet në muajt në vazhdim. Këtu përfshihen disa botues të mëdhenj si National Geographic, Buzzfeed dhe Neë York Times. Dhe pikërisht në këtë të fundit shkruhet se “ Artikujt në Facebook përmbajnë link­e të cilat kur klikohen të dërgojnë direkt në faqen e gazetës që ka bere postimin. Përgjithësisht kjo kohë është rreth 8 sekonda, pra shumë e gjate, veçanërisht kur flasim për dispozitivët mobile, ku edhe milisekondat kanë vlere”.

 

Pra duket sikur fjalët kyçe në këtë projekt janë “koha” dhe “shpejtësia”. Por këtu duhet shtuar edhe një tjetër parametër që është “fitimi”. Në rrjet do te garantohet edhe një hapësirë për të siguruar të ardhura nga reklamat, të cilat do të vendosen në krah të përmbajtjes se artikullit. Madje, aty do të ketë vend edhe për reklamat në video, pasi këto kanë rezultuar një mënyrë e mirë për rritjen e përfitimeve. Duket se gjithnjë e më shumë Facebook po bëhet tërheqës edhe për mjaft gazeta të mëdha. Facebook ndërkohë është duke punuar për përpunimin e disa filtrave të cilat do të përcaktojnë radhitjen e lajmeve në përputhje me kërkesat e lexuesve që më se shumti janë të rinj. Nëse projekti pilot do të arrijë rezultatet e pritshme, nuk përjashtohen edhe disa problematika që lidhen me përkeqësimin e mundësive të marrjes se informacioneve të vlefshme në lidhje preferencat e përdoruesve. (Bota.al)

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...