Facebook at Work, faqe profesionale për punë

PUBLIKUAR

Facebook at Work, faqe profesionale për punë

Shumë kompani e ndalojnë qasjen në Facebook për momentin, mirëpo ju mund të keni shumë arsye produktive për tu qasur në rrjetin social, në të ardhmen e afërt.

Burimet e Financial Times thonë se gjiganti i interneti është pikërisht duke e zhvilluar një zgjidhje në këtë drejtim, përkatësisht shërbimin e quajtur “Facebook at Work,” një version profesional të shërbimit që do të shërbejë për të kryer punë.

Sipas të gjitha gjasave, shërbimi do të funksionojë sikurse një faqe e zakonshme, mirëpo do të fokusohet në komunikimin e rregullt me kolegët në punë, me partnerët e biznesit apo shkëmbimin e dokumenteve.

Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një kombinim i shërbimeve të Facebook, LinkedIn dhe Google Drive. Për momentin, Facebook nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë shërbim, mirëpo merret vesh se disa nga punonjësit e saj tashmë janë duke e testuar shërbimin e ri, i cili me sa duket po funksionon për ata. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...