Facebook 200 miliardë dollarë kapitalizim në treg

PUBLIKUAR

markzuckerberg-690x388

Kapitalizimi i Facebook në treg ka arritur në 200 miliardë dollarë, për herë të parë në histori, duke “thyer” Google, jo për vlerën në treg, por për kohën e arritjes së kësaj vlere.

Po ashtu Facebook ka lënë pas kompanitë që kanë bërë histori në teknologji, si IBM, Intel dhe Oracle, dhe ka një vlerë në treg më të lartë se Toyota, Coca-Cola dhe Bank of America. Rrjeti social qëndron në të njëjtin nivel me bankën HSBC. Momenti historik erdhi pasi Facebook njohu një rritje në biznesin e videove, duke i dhënë reklamuesve mjete shtesë, si modeli që ka ndjekur deri më tani Youtube.

Investitorët në Wall Street i shohin Facebook si një mënyrë të mirë investimi, pasi po bëhet gjithë e më shumë popullore krahasuar edhe me gjigantët e prodhimit të smartfonave, si Apple apo Samsung.
Ecuria pozitive e aksioneve të Facebook gjatë këtij viti, mund të përkthehet edhe në një mbështetje për shefin ekzekutiv, Mark Zuckerberg, i cili ka shpenzuar miliarda dollarë për të blerë shumë kompani “start-up”, duke përfshirë Instagram dhe ËhatsApp Messenger. Në më pak se dy vite e gjysëm nga debutimi në tregun e aksioneve, me një çmim prej 38 dollarë për aksion, rrjeti social ka ecur me shpejtësi të madhe dhe sot një aksion vlen rreth 78 dollarë dhe një kapitalizim në treg prej 200.9 miliardë dollarë.

Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive, Facebook vlen sa gjysma e Google, që ka një kapitalizim në treg prej 400.4 miliardë dollarë dhe një aksion vlen rreth 601 dollarë. Të dyja kompanitë e teknologjisë, janë rivalë të ashpër në tregun e reklamave online dhe konkurrojnë për faqen më të klikuar në botë. Gjithashtu, Google dhe Facebook kanë përshtatur bizneset e tyre të reklamave për smartfonat, pasi vëmendja e konsumatorëve në dy vitet e fundit është zhvendosur nga web-i drejt aplikacioneve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...