Evropë: Android po e humb tregun ndaj Apple

PUBLIKUAR

Sistemi operativ i Google, Android humbi pjesë të rëndësishme të tregut nga iOS i Apple dhe Microsoft Windows në tregjet më të mëdha të Evropës në tre muaj deri në korrik, thuhet sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Kantar Worldpanel.

Pjesëmarrja e saj e tregut ka shënuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në Gjermani (-8.7 pikë përqindje), Francë (-5.4), Britani e Madhe (-3.7) dhe Itali (-1.5), ndërsa ende është në rritje modeste me 0.8 pikë për qind në Spanjë, ku pjesa e Android është më e larta në pesë shtete, në 89.4 për qind të shitjeve të telefonave të mençur mobil.

Kantar fajësoi rënien në treg dhe ngopjen gjithnjë e në rritje të tregut me telefonat e mençur mobil, sepse vetëm 25 për qind e telefonave të shitur në periudhën tre-mujore janë blerë nga ata që për herë të parë kanë blerë një telefon të tillë.

Kantar vlerëson se 27 për qind e blerësve të telefonave të mençur mobil në të gjithë Evropën kanë lënë Android për iOS.
Apple ka marrë pjesën e tregut në të gjitha pesë tregjet evropiane në këtë periudhë, dhe pjesëmarrja e Windows është rritur në katër nga pesë prej tregjeve evropiane. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...