EULEX “sqaron” deklaratën për dhomat e specializuara

PUBLIKUAR

Në një deklaratë të Misionit EULEX, në lidhje me raportet e publikuara sot pasdite në mediat e Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara, misioni EULEX ka sqaruar atë që e ka thënë shefi i Misionit në përgjigjen nëse Misioni EULEX është i gatshëm që t’i mbështesë Dhomat e Specializuara.

 

“Shefi i Misionit Meucci ka rikujtuar se, nëse Kuvendi i Kosovës i miraton ndryshimet kushtetuese, Dhomat e Specializuara dhe Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) do të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Nëse Kuvendi nuk i miraton ndryshimet kushtuese, atëherë struktura aktuale mbetet në kuadër të kornizës ligjore të EULEX-it, siç është tani. Pra çështja është nëse Kosova është e gatshme që t’i mbështesë Dhomat e Specializuara, e jo EULEX-i”, thuhet në deklaratë.

“Dihet mirëfilli se mandati aktual i EULEX-it përfundon në qershor 2016”, shtohet më tej. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...