Eronida këngëtarja që premton shumë- vjen me “Një dëshirë me amanet”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Të dëgjosh zërin e saj duke kënduar të ngjason me zërat e yjeve të vërtet.  Por, ta pyesësh për moshën që ka, mbase do të befasoheshit. Ndërsa, çdo bashkëmoshatare e saj e cila ka filluar rrugën e të çenurit  këngëtare  do ta dëshironte të ketë  zërin apo edhe sukseset dhe famën që po e arrin ajo ditë pas dite në këtë fushë.  Është Eronida Shabani(Nida) 16 vjeçarja nga Vitia, e cila së shpejti do të linçoj këngën e saj Një dëshirë me amanet” , ndërsa projekti i saj i fundit është këngën e saj “I Jemi” të zhanrit RnB.

Bashkebisedimin e realizoi: V.G.

Eh, po nuk thonë kotë- Duhet të lindësh për këtë punë. Sukseset që po tregon  Eronida Shabani, e cila me zërin e saj sidomos për këngët RnB, Regga, dhe muzikë Popullore, si  dhe shumë dimenzionalitetin e saj në botën e Show-Bizz’it, po dëshmon se është e lindur për skenën,tapetin e kuq dhe “objektivin” e aparatit.

Ajo së shpejti do të linçoj edhe këngën e saj të fundit “Një dëshirë me amanet”, kurse kënga e saj e fundit “I JEMI” e zhanrit RnB, veçse e ka forcuar këtë fakt.

Duke pasur parasysh zërin dhe talentin e saj ndoshta edhe të rrallë, portal “Lipjaninews” po u sjell lexueseve të saj një bashkëbisedim me shkas të realizuar me Eroniden, ku ajo tregon me emocion herën e parë të saj në skenë, mënyrën se si filloj të këndoj, ofertat që tashmë ka marr nga producent të ndryshëm dhe personalitete nga bota e Show Bizz-it, si dhe ambiciet e saj për të ardhmen.

Eronida tregon se me muzikën ka filluar të merret që nga mosha 15 vjeçare. Kurse paraqitjen e parë në skenë e kishte në Gjilan, e të cilën e kujton si një eksperienc të veqanët, falë brohoritjeve dhe duartrokitjeve të jashtëzakonshme që kishte nga publiku i pranishëm, gjë që as vet nuk e besonte para se të dilte në skenë.

Duke folur për projektin e saj  të radhës bënë të ditur se kënga “Një dëshirë një amanet” është një këngë popullore, të cilën e ka realizuar me Agush Idrizin, dhe të cilën pritet që ta publikojnë së shpejti.

Si e zbuloj talentin e saj?!

Mbase nuk do të besonit se kush dhe si e zbuloj talentin e saj. Por, ajo tregon me shaka se talentin e saj e zbuloj derisa po bënte tush, prej nga edhe lindi pasioni për muzikën.

“ Te ju them te drejtën,  po bëja tush në shtëpinë time. Fillova të këndoj dhe nga atëherë më lindi pasioni për muzikën”, shprehet Eronida duke shtuar se ajo këndonte edhe në klasë, në veturë, me shoqëri  e në shumë vende të tjera, derisa një ditë vendosi që ta kontaktoj një producent, prej nga edhe filloj të merret më intensivisht me këndimin.

Ndonëse ka vetëm 1 vjet që ka filluar karrierën e saj, ajo deri më tash ka marr pjesë në disa koncerte, mbrëmje rinore dhe aktivitete të tjera festive, duke qenë kështu prezentë kryesisht në mediet lokale apo regjionale, e herë pas here edhe në mediet nacionale. Ndërkaq, ka realizuar disa këngë e të cilat edhe i ka publikuar, ku nga to veçon këngën “I JEMI”, të zhanrit RnB, ndërkaq bënë të ditur se së shpejti do të linçoj edhe disa këngë të tjera.

Përveç këndimit, Eronida tregon se është e dhënë shumë edhe pas modelimit dhe botës së filmit, duke shtuar se ka marr disa oferta nga disa regjisor shqiptar për pjesëmarrje në filmat e tyre, si dhe fotograf të ndryshëm për foto-sesione të ndryshme, të cilat mbetet që ti shqyrtoj në të ardhmen .

Eronida, në fund të bashkëbisedimit tonë, falënderon fansat e saj, tekstshkruasen e këngëve të saj Merita Behlulin,e cila vazhdon ta mbështes në vazhdimësi, si dhe  gjithë ata që e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin. Ndërkaq duke i inkurajuar të gjithë bashkëmoshatët e saj që të merren sa më shumë me aktivitete të ndryshme,  ju thëtë : “ Ndiqe ëndrrën tënde. Asnjëherë mos hiq dorë nga ajo, sepse një ditë do vije momenti kur ajo do bëhet realitet..”

Fansa- Ju DUA!

e-see-s

 

 

 

 

 

 

 

 

eseee

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...