Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, sot ka pritur rreth 300 njerëz të cilët e kanë lënë cigaren, ku në mesin e tyre ishin 18 persona që Erdogan personalisht ka arritur t’i bind të heqin dorë nga cigarja.
Erdogan, një kundërshtar i madh i pirjes së duhanit, është i njohur për atë se si është përpjekur të bind njerëzit ta lënë duhanin, duke ua marrë paqetat e cigareve, transmeton Telegrafi.

Mediat turke raportojnë se gjatë takimit të sotëm, janë ekspozuar disa prej cigareve të “konfiskuara”, në të cilat janë shënuar emrat e ish-pronarëve të tyre.
Në vitin 2009, Turqia ka ndaluar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/


